E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet “sjellin” më shumë energji!

Gjatë ditëve të fundit, prodhimi i energjisë elektrike në vend ka arritur 12 milionë kwh/ditë. Sipas Korporatës Energjetike të Shqipërisë, këto ditë prodhimi i energjisë është rreth 5 milionë kwh/ditë më shumë se në muajin dhjetor.

 Megjithatë, burimet e KESH-it bëjnë të ditur se pavarësisht shirave të rëna së fundi, niveli i ujit në liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin ende nuk arrin nivele të kënaqshme, çka detyron kompaninë të rrisë kujdesin për menaxhimin e tyre.

Niveli aktual i ujit në liqenin e HEC-it të Fierzës është 268 metra dhe prurjet llogariten 110 m3/sek. Nisur nga rritja e prodhimit, vërehet rënie e nivelit të ujit në liqenet e Komanit, që ka arritur në 170 metra dhe me prurje 220 m3/sek, ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit arrin 73,6 metra dhe prurjet në 80 m3/sek. Gjithsesi, rënia e dëborës në zonat veriore krijon mundësitë e rritjes së rezervave hidrike në liqenet e HEC-ve të kaskadës së Drinit./Start/

                                                                                             2012-01-08 10:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›