S’ka mbështetje mjekësore për fëmijët me probleme komunikimi

Nga vrojtimi dhe nga intervistat në terren ne qarkun e Elbasanit, vërehet se Shqipëria nuk disponon ndonjë sistem të besueshëm për matjen e zhvillimit psikomotor të fëmijëve të moshës 3-6 vjeç.
Studimi i kryer nga Shoqata Hope and Homes, zbulon se fëmijët me nevoja në të folur dhe komunikim janë të pranishëm në shumicën e grupeve të kopshteve në zonat urbane të Qarkut të Elbasanit dhe se shumica e edukatorëve kanë vullnetin e duhur për t’i kushtuar vëmendjen e nevojshme këtyre fëmijëve, por njohuritë e tyre mbi mënyrën e identifikimit dhe trajtimit të këtij problemi nuk janë të përshtatshme.
“Njerëzit që kanë aftësi të kufizuara në të folur, shpesh izolohen ose vetë-izolohen nga shoqëria, kanë vështirësi në karrierën profesionale apo gjetjen e një pune dhe tentojnë të mbesin në shkallët e ulëta të shoqërisë”, thuhet në studimin e shoqatës. Studime të kryera në Britaninë e Madhe raportojnë se deri në 10 për qind të fëmijëve kanë probleme afat-gjata në komunikim dhe se për pasojë, kanë vështirësi në të kuptuar, në mësime apo në formulimin dhe shprehjen e mendimeve të veta.
Në rastin e Shqipërisë ende nuk ka studime të mirëfillta nga shkencat shoqërore apo mjekësia mbi përmasat e vështirësive dhe problemeve komunikuese si mes fëmijëve, ashtu edhe mes të rriturve, por shqetësues mbetet fakti që edukatoret, mësuesit, mjekët dhe familjet janë shpesh të pavetëdijshëm për ekzistencën e këtyre problemeve si dhe për mundësinë e trajtimit të tyre, qoftë nga pikëpamja edukative, qoftë nga pikëpamja mjekësore. Rreth 72 për qind e edukatoreve ne qarkun e Elbasanit raportojnë se kanë në grupet e tyre fëmijë me probleme komunikimi dhe 90 për qind e tyre raportojnë se kanë nevojë dhe dëshirë për të marrë trajnime të specializuara për trajtimin e këtij grupi fëmijësh.
Edhe pse mjekët e familjes kanë pjesë të punës të kryejnë një test të zhvillimit psikomotor, ato thonë se në përgjithësi, fëmijët u dërgohen vetëm në rastet kur kanë temperaturë apo sëmundje të tjera shqetësuese, situatë kjo e papërshtatshme për të kryer një vlerësim të aftësive komunikuese të fëmijës.
Mjekët pediatër dhe mjekët e familjes rezultojnë shumë të ngarkuar për të mbuluar këtë aspekt, pasi kanë për normë të kryejnë 12-15 vizita brenda orarit të tyre të punës prej 6.5 orësh në ditë. Këta mjekë ne përgjithësi kanë pak informacion mbi logopedinë dhe ky informacion është zbuluar gjatë punës së tyre të pavarur në lexime vetjake apo informacion i lexuar në internet. Shkolla e mjekësisë, ne Universitetin e Tiranes, nuk e ka përfshirë këtë problem në kurrikulat e saj deri kohët e fundit.
“Duhet të ekzistojë një test zyrtar, për të cilin është thënë së është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, por qe deri me tash s’ka hyrë në fuqi. Personalisht, s’mund ta kryej një test të tillë,” shprehet një mjek pediatër. “Mendoj se ne mjekët pediatër, për moshën e fëmijëve që mbulojmë, nuk jemi në gjendje të kapim shenjat e problemit të komunikimit, derisa ato janë të vështira për t’u identifikuar në atë moshë. Shenjat e autizmit mundemi t’i identifikojmë më lehtë”, shton ai.
Në shumë raste, problemet komunikative mes fëmijëve të kësaj kategorie shoqërohen me refuzim nga bashkëmoshatarët, përqeshje apo izolim nga pjesa tjetër e grupit. Edukatoret raportojnë se në shumicën dërrmuese të rasteve, mungesa e shoqërizimit me bashkëmoshatarët është e pranishme mes fëmijëve me probleme komunikative, pasuar nga humbja e vëmendjes dhe mbireagimi apo agresiviteti. Edukatoret raportuan se në rreth 43 për qind të rasteve të fëmijëve me probleme komunikimi, këto fëmijë janë gjithashtu edhe agresivë.
Per shkak te problemeve qe këto fëmijë mund të mbartin në zhvillimin e tyre ato kërkojnë një bashkëpunim më të ngushtë me hallkat e ndryshme të sistemit shkollor dhe atij shëndetësor. “Për fëmijët e grupmoshës 3 - 6 vjeç, nëse do të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe mendje të hapur mes vetë kopshtit, prindërve dhe mjekëve pediatër, ka shumë mundësi që të realizohet kapja në kohë e problemeve të komunikimit apo problemeve të natyrave të tjera,” shprehet një drejtoreshe kopshti. /Start/
2012-01-08 11:45