E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat, politika shtrënguese për kreditimin

TIRANE- Bankat po studiojnë me kujdes tregun duke kredituar vetëm bizneset që kryejnë investime dhe rrjedhimisht japin siguri, si dhe individët për blerje banesash. Ndërkohë përsa u përket kredive konsumatore apo atyre për likuiditet, sistemi bankar vazhdon të zbatojë politika shtrënguese duke shmangur rritjen e kredive të pakthyera.

Janë këto konstatimet që ka bërë Banka e Shqipërisë lidhur me aktivitetin kreditues gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Edhe për periudhën në vazhdim, pritet që bankat të mos ulin vigjilencën. Ekspertët shpjegojnë se aktiviteti kreditues do të varet nga situata ekonomike në vend , por edhe zhvillimet në arenën ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i kredisë është rritur gjatë muajve të parë të këtij viti me rreth 4.5% ndërkohë që portofoli i kredive me probleme, ose ndryshe kreditë që nuk kthehen, ka arritur në 11%.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›