E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria merr cmimin e ekselencës, Bregu: OKB vlerësoi reformat

TIRANë- Zëdhënësja e Qeverisë, Ministrja e Integrimit Znj. Majlinda Bregu gjatë një komunikimi me median përshëndeti vendimin e Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e Shqipërisë me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike.

"Reduktimi i burokracive dhe përmirësimi i shërbimeve publike si pjesë e reformave të kësaj qeverie për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, janë vlerësuar maksimalisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, tha mes të tjerash ministrja e Integrimit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara rendit agjencinë shqiptare të prokurimeve publike përkrah 15 institucioneve në mbarë botën që merr çmimin për shërbime publike të shkëlqyera për vitin 2010.

Shqipëria renditet e dyta pas Gjermanisë në grupimin e vendeve të Evropës dhe Amerikes së Veriut për përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të shërbimeve publike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›