E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Kushineta”, ndalohen 2 vetë, futën mall kontrabandë

TIRANE - Dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e shkuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Kushineta”, pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë.

Në pranga ranë shtetasit Ardian Biba, 41-vjeç, banues ne rrugën “5 Maj” Tiranë, i dënuar me parë për “Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë”, si dhe Edlir Bala, 39-vjeç, banues ne rrugën “Qemal Stafa” Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se kanë tregtuar mallra kontrabandë, pasi dje në mëngjes u kapën në flagrancë me një autobus të markës “Neoplan”, ku brenda tij janë fshehur një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan autobusi tip “Neoplan”, i shoqërisë së udhëtarëve “Klit Ballkan”, që kryen transporte udhëtarësh në linjën Tiranë-Athinë-Tiranë si dhe një sërë mallrash të tjera, si dhjetëra koli me orbit, koli me kushineta për mjete të llojeve të ndryshme, një koli me ferrota (frenimi) për automjete, thasë me rripa trapezoidal trasmesioni, etj. Materialet procedurale ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë “Tregtimit dhe Transportimit të mallrave që janë kontrabandë”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pogradec, arrestohen dy doganierë, kaluan mallra kontrabandë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›