Pogradec, arrestohen dy doganierë, kaluan mallra kontrabandë
POGRADEC – Policia e qarkut Korçë finalizoi me sukses operacionin e koduar “Liqeni” dhe vuri në pranga dy doganierë në pikën kufitare të Tushemishtit në Pogradec, të akuzuar për favorizim të kontrabandës.
Sipas njoftimit të policisë, doganierët, Defrim Selko dhe Ardian Dhami akuzohen se kanë lejuar një tregtar të kalonte mallra kontrabandë.
“Procedimi penal për këta shtetas ka filluar pasi ditën e djeshme, në vendin rruga e Volorekes-Pogradec është bërë kapja në flagrancë e mjetit me targa PG 6132 B, në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari, ku nga kontrolli i ushtruar në brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 400 kg djathë, 43 litra vaj, 137 kg kërpudha, produkte këto të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se procedimi penal ka nisur edhe për biznesmenin Arshim Malçellari, i cili dyshohet se për një periudhë të gjatë ka përfituar favore doganore nga dy doganierët, kundrejt ryshfeteve.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Elbasan, arrestohet 22-vjeçari, dyshohet për bashkëpunim në vrasje