E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Reforma Zgjedhore, jemi dakort me aleatët

TIRANE-“Jemi dakort plotësisht me aleatët përsa i përket reformës zgjedhore”. Kështu ka deklaruar lideri i PS, Edi Rama gjatë një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës.
Rama i cili ndodhet në SHBA ka folur edhe për procesin e integrimit duke shtuar se përgjegjësia kryesore është e qeverise ndërsa opozita ka krijuar hapësirat për kompromis në Kuvend
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot se zgjedhja e Presidentit nuk duhet të jetë një proces si rezultat i emrit të kandiduar. Presidenti, tha kryesocialist duhet të jetë i pranuar dhe votuar nga të gjitha palët.

Në intervistën për sesionin shqip tek ‘Zëri i Amerikës’, i pyetur ‘A e pranon PS në kandidaturë të Fatos Nanos për President’, kreu i PS, Rama nuk u përgjigj nëse e mbështet kandidaturën e Nanos, por theksoi se “Qëndimi i PS është i qartë dhe transparent. Ne mendojmë se Shqipërisë i duhet një President i shqiptarëvë dhe garanti i insitutcioneve që varen nga presidenca. Kjo duhet arritur me konsensus mes palëve për të vënë interesat e vendit mbi interesat e palëve. Ne jemi të gatshëm, nuk hyjmë në emra dhe nuk paragjykojmë askënd dhe besojmë se emrat do jenë rezultat i procesit dhe jo procesi, rezultat i emrit”.

Rama ritheksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet nga të dyja palët dhe shtoi se PS është gati për realizimin e këtij procesi, por për këtë duhet dhe vullneti i palës tjetër.

“E përsëris duam që Shqipëria të ketë një president të pranuar dhe votuar nga të gjitha palët. Sa është kjo e realizueshme duhet pyetur dhe pala tjetër, ne flasim vetëm për grupin tonë”. 

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›