Operacioni ne veri pa incidente

Qeveria e Kosovës zhvilloi nje mbledhje te jashtëzakonshme, për situatën në veri. Kryeministri Thaçi deklaroi se barrikadat e serbëve janë vetëm pengesë për të ardhmen.
Kryeministri Thaçi Falenderoi KFOR-in dhe EULEX-in për angazhimin e tyre dhe shtoi se vendosja e rendit dhe ligjit në veri është objektiv.
Thaçi ndër të tjera theksoi se do të arrihet të ndërtohet Kosova e re dhe demokratike.
Operacioni pa incidente
Plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri po zbatohet qe prej oreve te para te mengjesit te së DoganatUltranacionalistët: Të shkojmë në Kosovë Kosovë, nis operacioni në Veri Presidentja Jahjaga mbështet operacionin në Veri premtes.
KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje. Nga ana tjetër, struktura kriminale serbe të nxitur nga Beogradi, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Serbët kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.
Mësohet se në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’ju qëllojmë”.
Gjithashtu, sipas RTK-së, janë vendosur reflektorë të fuqishëm në rrugët që çojnë në pikëkalimin në Jarinje, ndërkaq në prapavijë vërehen forca të shtuara të KFOR-it.
Rexhepi: Operacioni, pa probleme
Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se në pikat kufitare të veriut të Kosovës gjenden pjesëtarët e policisë dhe të doganës së Kosovës, bashkë me pjesëtarët e EULEX-it.
Rexhepi ka thënë se operacioni është zbatuar para orës 8 dhe se transferimi është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposavic.
"EULEX-i do të zbatojë pjesën operative të punës, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik", tha Rexhepi.
Aksioni nisi pas mesnatës
Burime jozyrtare pohuan për Top Channel se rreth 20 minuta pas mesnatës nisi operacioni për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare, Jarinë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.
Të njëjtat burime pohuan për korespondenten e Top Channel, Valdete Osmani se është zgjedhur kjo orë e pazakontë për të ndërhyrë në mënyrë që të shmangeshin grumbullimet e paralajmëruara nga serbët.
Mësohet se pika doganore numër 1 në Jarinë tashmë ndodhet nën kontrollin e trupave gjermane të KFOR-it të cilat kanë bllokuar totalisht qarkullimin nëpërmjet kësaj pike. Ndërkohë, në pikën 31, në Bërnjak, raportohen rreth 300 serbë të cilët e pengojnë ndërhyrjen e KFOR-it.
Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna armësh. Situata mbetet e nderë, por fatmirësisht deri më tani e pashoqëruar me incidente të rënda.
LDK mbështet operacionin
Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit.
Në një njoftim zyrtar, bën të ditur Telegraf, LDK kërkon nga institucionet që veprimet të jenë të koordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron veprimet e sotme si veprime fillestare për të vënë rend dhe rregull në Veri. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se veprimet duhet të shtrihen në tërë pjesën veriore të vendit, me qëllim të vënies së sundimit të ligjit, të garantimit të lëvizjes së lirë dhe të kthimit të jetës normale për të gjithë qytetarët”, thonë përfaqësuesit e LDK-së.
Gjermania: Palët t'i shmangen konflikteve
Zëvendësministri i Jashtëm gjerman, Werner Hoyer, ka ftuar të gjitha palët në Kosovë që t’i kontribuojnë uljes të tensioneve dhe t’i shmangen rrethanave që mund të nxisin konflikt.
Hoyer ka thënë se fakti se “misioni evropian i drejtësisë, EULEX, ka marrë kontrollin e doganave, është hap i rëndësishëm për qarkullimin e lirë të mallrave dhe normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë”.
Ai i fton palët të jenë të qeta, që të shmangen nga gjithçka që sjell konflikte.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme. Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit. KS diskuton për veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.
Lajmet kryesore
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Reforma zgjedhore, Patozi letër Rucit
OKB diskuton për Kosovën
Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes