Reforma zgjedhore Patozi leter Rucit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, iu drejtua sot me një letër homologut të tij, Gramoz Ruci, ku ndër të tjera e njoftoi se PD caktoi Oerd Bylykbashin dhe Viktor Gumin, si negociatorë për të eksploruar dhe shyrtuar me opozitën modalitetet e ngritjes së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
Në letrën e tij, vlerësohej se “një muaj pas daljes së raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet Vendore të 8 majit në Shqipëri, është koha më e përshtatshme që të nisim bashkarisht përpjekjet për një reformë zgjedhore cilësore, që të përgatisë si dhe kur duhet zgjedhjet politike të vitit 2013. Ne jemi të gatshëm që të nisim pa humbur kohë kontaktet, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të marrë udhë sa më shpejt”.
ReformatStonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve "Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së Javën e shkuar socialistet bene hapin e pare drejt normalizimit te marerdhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.
Kryetari Edi Rama kerkoi nga grupi parlamentar mandatimin e deputeteve Gjiknuri e Hysi per t'u ulur ne nje tryeze te perbashket me palen tjeter. Megjithate sic tha zoti Rama ky do te jete vetem hap i pare sepse gjithcka duhet te kryhet mbi bazen e nje harte konsensuale veprimi dhe nje kalendari te miratuar bashkarisht nga te gjitha forcat , ne transparence te plote perballe partive te tjera parlamentare dhe jo parlamentare.
"Të dy deputetët duhet të organizojnë thithjen e mendimeve nga grupi, nga baza e Partisë Socialiste, nga forcat aleate të Opozitës së Bashkuar dhe nga shoqëria civile. Karakteri bipartizan i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore s’duhet të cënojë lirinë e të drejtën e pjesëmarrjes në proces të asnjë aktori e faktori politik e qytetar të interesuar për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri", tha Rama.
Kryesocialisti tha se grupi parlamentar do te dorezoje gjate kesaj jave ne kuvend ate qe e quajti draftin e ndryshimeve qe sipas tij do te ktheje jeten normale parlamentare mes paleve. Keto ndryshime, - sic beri te ditur zoti Rama, - nuk kane lidhje thjesht e vetem me rregulloren e kuvendit, por me domosdoshmerine per nje reforme institucionale te procedures se punes ne kete institucion. Pavaresisht toneve bashkepunuese kreu i opozites tha se kjo nuk do te thote se grupi parlamentar socialist do te votoje ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar, pa patur nje program te qarte me pare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Operacioni në veri pa incidente
OKB diskuton për Kosovën
Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes