E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni, policia asgjëson 1560 bimë narkotike kanabis sativa

Shkodër, 23 korrik, NOA - Në kuadrin e një operacioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotikëve në orët e para të mëngjesit, policia e Shkodrës ka mundur të asgjësojë gjithsej 1560 rrënjë bime narkotike kanabis sativa në fshatin Mazrek të Shkodrës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ato janë gjetur në disa vende të ndryshme të këtij fshati si përshembull: në vendin e quajtur Qafë Manza 6 parcela me 710  rrënjë, në vendin e quajtur Kodra e Brahimajve, 6 parcela me 420 rrënjë dhe në vendin e quajtur Përroi i Brahimajve u gjetën 5 parcela me 430 rrënjë bime me karakteristika të ngjashme me ato të kanabis sativa.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›