Operacioni policia prangos vjedhesit e makinave

Policia e Tiranës prangos një grup vjedhësish, të cilët vetëm në 2 muajt e fundit kishin mundur të vidhnin 13 automjete në kryeqytet. Policia ka gjetur 7 prej automjeteve të vjedhura, të cilat ishin modifikuar dhe shitur në rrethe të tjera.
Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e grupit krimininal të vjedhjes së automjeteve. Hetimi dhe operacioni i Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës është shtrirë në qytetet e Laçit dhe Beratit, ku janë gjetur dhe disa prej makinave të vjedhura. Grupi i vidhte automjetet në Tiranë dhe pasi i modifikonte dhe i lyente për të mos u dalluar, mjetet i shitnin në rrethet e tjera të vendit. Vetëm në 2 muajt e fundit i njëjti grup kishte realizuar vjedhjen e 13 automjeteve. Disa prej makinave u gjetën të modifikuara, apo në punë e sipër për modifikimin e tyre.
Automjetet e vjedhura rezultojnë nga të markave Ford Fiesta, Furgonë dhe Benza. Policia ka intensifikuar hetimet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të automjeteve në Tiranë, të cilat dyshohen të jenë realizuar nga i njëjti grup. Gjatë operacionit të koduar “Vjeshta 2011”, u bë e mundur ndalimi i Romeo Tufës, 19 vjeç me banim në Tiranë, u shpall në kërkim Dorian Xhoxhaj, 21 vjeç me banim në Berat dhe u proçedua shtetasi Halil Xaka 30 vjeç banues në Tiranë.