Kryeministri Berisha pritje me kabinetin qeveritar per festat e fundvitit
Kryeministri, Sali Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha organizuan një koktejl për anëtarët e qeverisë, me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2012.
Kryeministri shprehu mirenjohje për ta duke e vlerësuar bashkëpunimin e viteve intensive të punës, të suksesshëm dhe luajal, me një numër të madh reformash të relizuara.
“Reforma, të cilat kanë bërë të mundur që ky vend i vogël, me një ekonomi jo të rëndësishme krahasuar me vendet e mëdha të zhvilluara, në një kohë të krizës më të thellë që Europa ka njohur, të performojë, të funksionojë normalisht, të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj”, vlerësoi Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë pritje.
Por dy ngjarjet më të rëndësishme të vendit në këndvështrimin e kreut të qeverisë ishin zgjedhjet vendore dhe Censusi i popullsisë dhe banesave.
“Procesi zgjedhor ishte shumë i rëndësishëm, në të cilin mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte Censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011”, deklaroi kreu I qeverisë.
Me tej Kryeministri vlerësoi si objektiva të realizuara të qeverisë rritjen e rrogave e pensioneve dhe të një sërë projektësh infrastruktore të përfunduara apo drejt përfudnimit, siç është autostrada Tiranë-Elbasan.
Sa i përket komunikimit, kreu i ekzekutivit solli në vëmendje se Shqipëria po shkon drejt teknologjive më të avancuara të telefonisë së lëvizshme me shpejtësi 3G dhe së afërmi edhe me 4G. Sipas zotit Berisha ndryshime shumë të mëdha janë arritur këtë vit, në sistemin shëndetësor.
“Gjatë këtij viti janë instaluar mbi 5 skaner, 2 rezonanca nukleare magnetike, laboratorë ultramodernë, spitali i ri i urgjencës, absolutisht i teknologjive më të fundit dhe një seri arritjesh të tjera”, u shpreh Berisha.
Viti i ardhshëm, tha Kryeministri, ka një rëndësi të madhe për vendin, pasi është 100 vjetori i Pavarësisë. Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve të qeverisë dhe bashkëpuntorëve të tij kryeministri Berisha tha se “janë të gjitha mundësitë që Shqipëria të kapë pozicionet dhe horizontet e vendeve të zhvilluara. Ju uroj një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat. Gëzuar!”.