E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni tek "Zogu i Zi", kapet 5.5 kg heroinë

Policia e Tiranës gjatë një operacioni të ndërmarrë në këto momente tek "Zogu i Zi" ka bërë të mundur sekuestrimin e 5.5 kg heroine.

Sipas informacioneve të para operacioni është ndërmarrë nga komisariati i policisë numër 3 në kryeqytet dhe janë arrestuar 4 persona të cilët dyshohet të jenë pjesë e një grupi trafikantësh droge.

Nuk bëhen ende të ditura identiteti i të arrestuarve por mësohet se pjestarë të tjerë të këtij grupi kanë mundur të largohen pas një shkëmbimi zjarri mes tyre dhe policisë.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal dhe po kontrollon në të gjithë zonën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›