E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX-i arreston një të dyshuar për krime lufte



Policia e EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, ka arrestuar një të dyshuar lidhur me krime lufte. Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se arrestimi është bërë në rajonin e Gjakovës.
Më tutje, në njoftim thuhet se “rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të EULEX-it mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e UÇK-së në veriun e Shqipërisë, gjatë konfliktit të viteve 1998-99”. Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, theksohet në njoftim.

Serbi
Tadiç, thirrje Be-së të jetë transparente për anëtarësimin

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të jetë më transparent lidhur me anëtarësimin e vendit të tij. Tadiç është shprehur se kërkon pa justifikime të thuhet nëse vendet unioni dëshiron apo jo që Serbia t’i bashkangjitet bllokut 27 anëtarësh. Siç njofton “AP”, Tadiç ka thënë se “Serbia në kurrfarë rrethanash nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë” së Kosovës. Deklarata e Tadiç u bë në hapje të samitit të Stambollit ku marrin pjesë krerët e Europës Juglindore.

Bjellorusi
Rusia redukton transportimin e gazit me 60 për qind

Rusia e ka reduktuar edhe më tepër furnizimin me gaz për Bellorusinë, lidhur me kontestin në rritje për borxhe. Aleksei Miller, shef i kompanisë shtetërore ruse “Gazprom”, tha se prej ditës së djeshme furnizimet për Bjellorusinë janë zvogëluar me 60 për qind, nga niveli normal i vëllimit ditor. Rusia thotë se Bjellorusia i ka borxh afro 200 milionë dollarë për furnizim me gaz. Por, Bellorusia thotë se Moska ka borxh edhe më të madh për tranzitin e gazit, kështu që presidenti Aleksandar Lukashenka, ka urdhëruar ndaljen e rrjedhjes së gazit për në Europë nëpër Bjellorusi.

SHBA
Sot, takimi historik Obama – Medvedev

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev do të takohet ditën e sotme ne Uashington me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama. Në këtë takim mësohet se krerët e shteteve do të bisedojnë lidhur me mundësitë e reja të një bashkëpunimi të frytshëm si dhe probleme të tjera. Takimi disa ditor i presidenti Medvedev është konsideruar si tepër i rëndësishëm, pasi ai pretendon që me anë të këtij takimi të sillen ide konkrete pro paqes. Ditën e djeshme, Medvedev zhvilloi një vizitë në Kaliforni. Dy presidentët pas takimit do të marrin pjesë në samitet G 8 dhe G 20 në Kanada.

Përgatiti: Blerina Olldashi

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›