E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosja" kundër importeve nga Serbia

Udhëheqës të kësaj lëvizjeje thanë se pushtimi i tregut të Kosovës nga mallrat serbe i shkakton dëm politik dhe ekonomik Kosovës. Visar Ymeri, drejtues i Komitetit për Ekonomi në Lëvizjen “Vetëvendosje”, paraqiti një historik të shkurtër të importit të mallrave nga Serbia në Kosovë.

Ai tha se Serbia është vendi më i madh nga i cili Kosova importon mallra, ku 60 për qind të tyre janë të kontrabanduara dhe nuk iu nënshtrohen procedurave doganore. Ymeri tha se prej nënshkrimit të marrëveshjes së CEFTA-s Kosova asnjëherë nuk ka përfituar, por përkundrazi, tregu i është bllokuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndërkohë, drejtori i Institutit Gjeopolitik dhe Sigurisë, Faton Mehmetaj paraqiti të dhënat nga një hulumtim i tij, rreth ndikimit të produkteve të Serbisë në shëndetin e banorëve të Kosovës. Mehmetaj u përqendrua kryesisht në produktet bujqësore dhe ato farmaceutike.

Sipas hulumtimeve të “Vetëvendosjes”, Kosova ka 580 mijë hektarë toke bujqësore, ku 30 për qind e tregut mbulohet nga prodhimet vendore dhe 70 për qind nga importi që vjen kryesisht nga Serbia, Maqedonia dhe Greqia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›