E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, fillon nesër minisamiti ballkanik

Në vazhdën e takimeve të presidentëve të rajonit, kësaj radhe me organizim të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, do të mbahet minisamiti në Prevallë të Prizrenit.

Sipas Xhavit Beqirit, zëdhënësit të Presidentit Fatmir Sejdiu, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij takimi të liderëve të rajonit, ku të ftuar janë President i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Sipas Beqirit, temë kryesore do të jetë bashkëpunimi ndërajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›