E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioniet e policisë, Berisha: Kjo përgjigjia ndaj krimit

Pas operacionit të fundit të policisë së Tiranës, ka reaguar edhe kryerministri Sali Berisha i cili përgëzon operacionin për kapjen e të dyshuarit të vrasjes së arkëtares në Tiranë por edhe operacionin e policisë së Vlorës, për kapjen e të shumëkërkuarit Ali Islamaj.

Kjo është përgjiia ndaj krimit dhe autorëve të tij, sipas kryeministrit.

“Kryeministri Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e shkëlqyera të kryera sot në Tiranë dhe në Vlorë. Në Tiranë ato ndaluan të dyshuarin e krimit të shëmtuar, vrasjes së arkëtares së një dege banke në sheshin “Shtraus” dhe plagosjen e rëndë të rojes së kësaj banke, ngjarje kjo që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin. Në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të superkërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali. Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjia më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›