Tiranë, kapet Viktor Gushi i dyshuar për vrasjen e arkëtares
TIRANË- Policia e Tiranës pasi ka zbuluar foton e autorit të dyshuar të vrasjes së arkëtares dy ditë më parë dhe plagosjes së policit të sigurisë nisi sot një operacion që përfundoi me kapjen e një personi të dyshuar.
Sipas të dhënave të para të policisë, personi i dyshuar si vrasësi i arkëtares se NBG bank është shtetasi Viktor Gushi me origjinë nga Patosi, i cili është ndaluar në zonën Don Bosko, ndërsa policia ka arritur ta kapë me armë në dorë, brenda banesës ku jetonte.
Sipas policisë dyshohet se ky person mund të jetë edhe autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj më 21 tetor 2011, pasi ekspertiza balistike ka vërtetuar se e njëjta armë është përdorur në të dyja ngjarjet. Arma që iu gjet Gushit në banesë, pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të vërtetuar nëse është apo jo, arma e përdorur në të dyja vrasjet.
Mësohet se arrestimi i Gushit është realizuar nga 4 punonjës të SHKB, të cilët janë duke e marrë në pyetje atë në garsonieren ku jetonte. Sipas tyre deri më tani ai ka pranuar se ka kryer 7 grabitje, mes të cilave edhe një bankë. Dyshimet se ai mund të jetë autori i këtyre dy vrasjeve duket se bëhen më të forta, por për të qënë të sigurtë duhet pritur ekspertiza e gjurmëve në armën që ai mbante.
Sipas burimeve të policisë, ky shtetas kërkohet edhe në Greqi, ku akuzohet për vjedhje dhe grabitje të bizneseve të ndryshme në Athinë. Mësohet gjithashtu se të afërimit e tij jetojnë në Greqi.
VRASJA E ARKETARES
Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 mars rreth orës 15:30 te sheshi “Shtraus“ në zonën e njohur me emrin Xhamlliku, grabitësi ka qëlluar me armë ndaj arketares pasi ka ndeshur në rezistencën e saj për të dorëzuar paratë dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë 44 vjecarja Leonora Kaloci, e cila më pas ndërroi jetë në spital. Gjatë kësaj tentative grabitje u plagos edhe polici i sigurisë, Skënder Elmazi.
VRASJA E ARGJENDARIT
Një person i armatosur dhe i maskuar, hyri pasditen e 21 tetorit 2011 në brendësi të një argjendarie mes rrugës "Siri Kodra" e “Ferid Xhajko” dhe nën kërcënimin e armës kërkoi paratë dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Kërkesa e tij hasi në kundërshtimin e pronarit Rapo Sinanaj, 61 vjeç. Gjatë konfliktit fizik mes tyre, Sinanaj kishte arritur t'i hiqte kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ja fytyra e killerit. Roja: Grabitësi më qëlloi 2 herë, kur hyri e kur doli Vrasja e punonjëses, përcillet në banesën e fundit 44-vjeçarja Autori që vrau arkëtaren e bankës, dyshohet dhe për vrasjen e argjendarit