E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian mbeshtet rrugen evropiane per Kosoven dhe Serbine

Parlamenti Evropian u beri thirrje sot pese vendeve te Bashkimit Evropian qe ende nuk e kane njohur Kosoven ta bejne nje gje te tille. Kjo thirrje eshte pjese e Rezolutes se miratuar nga ky Parlament i cili refuzoi nderkaq kerkesen e disa deputeteve qe ne dokumentet e Parlamentit Evropian Kosova te perfshihet me shenimin qe ishte pjese e marreveshjes se arritur ndermjet Prishtines dhe Beogradit per perfaqesimin e Kosoves ne forumet rajonale. Parlamenti Evropian eshte i vetmi institucion i BE-se qe Kosoves i referohet me emrin e saj kushtetues si Republika e Kosoves.

Ne Rezolute eshte perfshire edhe nje ftese bere Komitetit Olimpik Nderkombetar qe te mundesoje pjesemarrjen e sportisteve nga Kosova ne Lojerat Olimpike te ketij viti ne Londer.

Parlamenti i ka bere thirrje Kosoves qe te marre masa ndaj pergjegjesve per sic thuhet mashtrimet ne procesin zgjedhor dhe te beje me shume ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Parlamenti nderkaq i beri thirrje Komisionit Evropian qe sa me pare ti dorezoje Kosoves udherrefyesin per liberalizimin e vizave dhe te mos vonohet me studimin e fizibilitetit per Kosoven.

Te marten Komisionar per zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule u dorezoi autoriteteve te Kosoves dokumentin per fillimin e ketij studimi qe nenkupton permbushjen e kritereve qe Kosova te perfshihet ne marreveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian miratoi sot nje rezolute edhe per Serbine ne te cilen i behet thirrje asaj qe te permbahet nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale ne Kosove meqe nje veprim i tille bie ndesh me rezoluten 12 44 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Parlamenti Evropian ka shprehur mbeshtetjen per bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe Kosoves duke kerkuar zbatimin e plote te marreveshjeve te deritashme.

Parlamenti Evropian ritheksoi mbeshtetjen per rrugen evropiane te te gjitha vendeve te Ballkanit perfshire Kosoven dhe Serbine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›