E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Arrestohet i dyshuari për vrasjen e arkëtares

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e sotme një person i cili dyshohet se mund të jetë autori që vrau arkëtaren dhe plagosi rojen e bankës NBG.

Mësohet se ai i ndaluari është 37- vjeçari,Viktor Gushi nga Patosi, i cili ka marrë pjesë edhe në disa krime të tjera, mes të cilave dhe vrasja e argjendarit Rrapo Sinanaj në kryeqytet apo grabitja e disa bankave dhe dyqaneve.

Arrestimi është bërë i mundur pas shoqërimit të disa dhjetra personave në komisariat, dhe shpërndarjes së indetitetit të tij në të gjitha rajonet.

Në sajë të filmimeve nga kamera e sigurisë së një biznesi, policia më herë bëri të ditur dhe një foto të autorit që vrau arkëtaren, dhe mësohet se personi i arrestuar ngjason së tepërmi me personin në foto.

Arrestimi është bërë në zonën e Don Boskos dhe gjatë kontrollit në banesë, Viktor Gushit i është gjetur një pistoletë e cila do ti nënshtrohet ekspertizës, për të parë nëse është ajo që vrau arkëtaren.

Bëhet e ditur se arrestimi i tij është bërë nga 4 punonjës të SHKB- së ,të cilët e kanë marrë në pyetje në banesën ku ai jetonte, dhe deri tani ai ka pranuar se ka kryer 7 grabitje, mes të cilave dhe një bankë. Policia e ka transportuar atë në komisariat ku dhe do të pyetet për të gjetur më shumë detaje mbi vrasjen e arkëtares.

Në një prononcim pë mediat drejtori i Policisë Tiranë, Çaushaj deklaroi se arma që i është gjetur të ndaluarit është e njëjta me armën që është qëlluar ndaj arkëtares dhe argjendarit.

Sipas tij dyshohet se mund të jetë ai garbitësi i bankës pasi gjatë arrestimit i janë gjetur, maska, doreza dhe mjete të tjera që përdoren në garbitje.

Lidhur me të dhëna më të detajuara ai është shprehur se nesër në orën 10:00 do të ketë një konferencë për shtyp ku do të thuhet nëse është ai autori i vrasjes.

Mësohet se ky person është i kërkuar edhe në Greqi, pasi edhe aty ka kryer disa grabitje dhe është dënuar me 5 vjet burg për trafik lëdësh narkotike.

Ndërsa dje policia bëri të ditur se arma me të cilën u vra arkëtarja e bankës NBG, është e njëjta që eleminoi më 21 tetor argjendarin Rrapo Sinanaj në kryeqytet.

Arkëtarja Leonora Kaloçi, 45 vjeç humbi jetën para 2 ditësh, kur u qellua nga një person i maskuar, teska roja 53 vjeçari Skënder Elmazi mbeti i plagosur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje grabitësi nuk kërkoi para por qelloi menjëherë dy herë në drejtim të arketares, nënë e dy fëmijëve. Sipas hetime paraprake dyshohet se ai ka humbur qetësinë duke menduar se arkëtarja po kryente levizje të dyshimta për të lajmëruar policinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në një filial të NBG bank në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. I veshur me bluzë të zezë më vija të kuqe grabitësi me armë në dorë ka qelluar në këmbë dhe bark fillimisht rojen në derën e bankës, pasi 53-vjeçari nuk e la të hynte. Më pas grabitësi është drejtuar në sportel duke terrorizuar të gjithë klientët që ndodheshin në bankë në ato momente.  Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Fier- Arrestohet i dyshuari për vrasje, tjetri shpallet në kërkim Fier- Policia ka arrestuar një person dhe një tjetër është...
  2. Tiranë- Plagosi argjendaren, arrestohet autori Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar autorin që plagosi ditë...
  3. Drogë në autobusin Tiranë-Kallamata, arrestohet 37-vjeçari me 4 kg hashash Gjirokastër- Trafiku i drogës mori një tjetër goditje nga policia...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›