Vdekja e 14-vjecarit, Policia: Gati urdhër arreste
TIRANË- Shumë shpejt priten arrestime për ngjarjen tragjike të një dite më parë në zonën e Selitës, ku humbi jetën tragjikisht 14 vjecari Arnit Leskaj. Policia e Tiranës bën me dije se vazhdojnë hetimet nga ana e Komisaritati numër 2 për zbardhjen e ngjarjes si dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.
Menjëherë pas përfundimit të marrjes në pyetje të punonjësve të Kompanisë CEZ, të firmës e cila po kryente rikonstruksionin e rrugës dhe përfundimit të ekspertizës së provave do të priten dhe urdhër arrestet e para.
Në famlijen Leskaj dhimbja për humbjen e djalit të vetëm është e madhe. I përlotur Gjyshi i Arnitit rrëfen për NEWS24 momentet e fundit të nipit.
“Arniti ishte me pushime sepse vazhdonte klasën e 8-të në Shkollën ‘Vasil Shanto’. Paradite shkoi dhe luajti futboll, u kthye në shtëpi, u la, hëngri drekën, fjeti gjumë dhe pasdite iu lut babait të tij dhe mua, o gjysh të shkoj deri tek ‘Kristali’. Di që është shkëputur teli i tensionit të lartë dhe i ka rënë djalit tek dy duart dhe e ka karbonizuar. drejtësia është e vdekur, megjithatë unë do e bëj këtë apel dhe do kërkoj deri më një drejtësi”,- u shrpeh i përlotur gjyshi i 14 vjecarit të ndjerë.
Banorët e zonës të traumatizuar nga ngjarja shprehin shqetësim për telat e korentin që janë pak metra lart nga toka.
“Po kalonte këtu dhe në moment, kabulli sihte i trashë ra në tokë , u përplas në tokë dhe ra djalit të vogël tek duart. ai në moent u karbonizua dhe u nxi komplet si trup. rrezikshëmria është shumë e lartë, nesër pasnesër mund të më ndodhë mua, mund ti ndodhë motrës time. ja fëmijët e vegjël këtu dhe në moementin që flasim mund të këputet kabulli dhe mund ti bijë”,- u shpreh dëshmitari.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 minuta në zonën e Selitës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera