Rusia do nise hetim mbi episodet e racizmit kunder Roberto Karlosit
Federata Ruse e Futbollit bëri të ditur se do të nis një hetim në lidhje me episodet e racizmit që janë vënë re kundër Roberto Karlosit, gjatë një ndeshje të luajtur në qytetin jug-perëndimor, Samara.
Një tifoz lëshoi një banane pranë 38-vjeçarit kur po luhej ndeshja mes Krilja Sovetov Samara dhe Anxhit, skuadërs ku bën pjesë braziliani, kampion bote në vitin 2002. Roberto Karlos reagoi duke e kthyer bananen andej nga erdhi dhe duke u larguar nga fusha e lojës. Federata Ruse e Futbollit tha se do të hapte një hetim ndaj tifozit që bëri veprimin e tillë dhe që tanimë mund të përballet me ligjin. Presidenti, Sergei Fursenko, kërkoi masa drastike.
Kjo nuk ishte hera e parë që shfaqen episode racizmi ndaj Roberto Karlosit. Ai u sulmua dhe në mars të këtij vit, në ndeshjen e humbur 2-0 ndaj Zenitit të Shën Petërsburgut. Racizmi është një element që rusët duhet të zhdukim përpara fillimit të Kupës së Botës në Moskë, në vitin 2018. Sulmuesi i nigerisë, Piter Odemvinge, i cili u largua nga Lokomitiva e Moskës për te Uest Bromuiç, ka qenë gjithashtu subjekt i disa sulmeve raciste, që e detyruan të largohet nga Rusia.