Kryeministri Berisha inauguron rrugen per ne Kalane e Prezes
200 milionë lekë të reja janë investuar nga buxheti i shtetit për të ndërtuar rrugën e re 3.2 kilometra që lidh aksin nacional me komunën Prezë dhe fshatrat përreth. Një investim i shumëpritur që do të ketë një impakt në jetën e 7 mijë banorëve ndërsa avantazhe do të ketë edhe përsa i përket turizmit në kalanë shekullore të Prezës.
Për të inauguruar këtë segment jetik për banorët e Prezës ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij para prezianëve, shefi i qeverisë u shpreh i sigurtë që rruga do të shtojë vizitorët nga Tirana dhe ato të huaj, ndërsa në të gjithë Shqipërinë tha ai numri i vizitorëve është rritur me 11 herë kurse vendi ka akoma potenciale të mëdha për të shpalosur.
Kryeministri foli edhe për objektivin tjetër që është Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017 ndërsa ftoi fermerët e Prezës të zhvillojnë projektin madhor të ullirit dhe të arrorëve.
Në përfundim shefi i qeverisë Berisha zhvilloi një vizitë në Kalanë e Prezës, e cila ofron një pamje të mrekullueshme nga të katër anët e saj.