Zbulohet grupi i vjedhjes se makinave ne Tirane e Kavaje
TIRANE - Nje grup prej gjashte personash qe vepronin ne bashkepunim per te vjedhur automjete ne zona te ndryshme te Tiranes dhe Kavajes u arrestuan dje gjate operacioni te koduar Porosia e Fundit. Operacioni qe coi ne pranga 6 persona mes te cileve edhe dy te mitur u finalizua pas disa muajsh hetime me aplikimin e metodave speciale te marrjes se provave. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se u arrestuan Xhavit Beu Ervin Karruli dhe 16-vjecari A.B. nga Kavaja si dhe Elton Tafa Shefqet Geca dhe 16-vjecari M.Gj. nga Tirana. Ata po hetoheshin prej disa muajsh nga policia e kryeqytetit dhe e Kavajes per vjedhje automjetesh por pas arrestimit te tyre dhe kontrollit te banesave policia sekuestroi arme te ndryshme zjarri dhe municion qe ata i mbanin pa leje. Aktualisht grupi hetimor ka dokumentuar autoresine e gjashte te arrestuarve per vjedhjen e nje automjeti tip Benz 200 me targe KJ 6993 A ngjarje qe ka ndodhur me nje shkurt te ketij viti ne Lagjen Nr. 2 te Kavajes. Po keshtu dyshohet te jene autore edhe te vjedhjes se automjetit tip Benz kamioncine me targe DR 3895 D e vjedhur para pese ditesh. Gjithashtu akuzohen edhe per vjedhjen e dy automjeteve tek Fusha e Aviacionit dhe Koder Kamez ne Tirane nje makine tip Golf 3 me targe SK 1589 A dhe nje Benz 190 me targe TR 3656 T te vjedhura me 24 dhe 26 janar te ketij viti. Sipas burimeve makinat pasi vidheshin transportoheshin ne nje servis ne Kavaje dhe aty cmontoheshin qe te shiteshin me pas per pjese kembimi. Policia mundi te sekuestroje automjetin me targe KJ 6993 A te gjitha pjeset e cmontuara te automjetit tip kamioncine me targe DR 3895 D si dhe dy automatike model 56 nje kreher pistolete model 54 15 cope fisheke nje shkop gome etj.
TE ARRESTUAR
1. Xhavit Beu 22 vjec
2. Ervin Karruli 19 vjec
3. Elton Tafa 29 vjec
4. Shefqet Geca 38 vjec
5. M.Gj. 16 vjec
6. A.B. 16 vjec