E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberriten ne atdhe eshtrat e Dom Nikolle Kacorrit

/ /

U rikthye ne atdhe pas 94 vjetesh. Eshtrat e Imzot Dom Nikolle Kacorrit nje prej figurave me te rendesishme te levizjes per pavaresine e Shqiperise mberriten ne Rinas dje ne oren 1500 ndersa jane pritur me nderime nga dhjetera qytetare e te aferm te tij. Pas ceremonise se thjeshte te organizuar nga vete kisha katolike ne Rinas eshtrat jane nisur drejt Durresit ku do te rivarrosen me date 13 shkurt ne ambientet e Kishes katolike te qytetit bregdetar pas nje ceremonie perkujtimore e cila do te mbahet ne sheshin Liria. Kerkesa per riatdhesimin e eshtrave ne Shqiperi eshte bere nga Kisha Katolike e Durresit e cila u ka drejtuar nje kerkese autoriteteve austriake. Eshtrat e Imzot Kacorrit preheshin ne Vjene te Austrise por pas nje kohe te gjate perpjekjesh dhe me ndihmen e familjes Kacorri qe jeton ne Shqiperi dhe Kanada me perkrahjen e ambasades shqiptare ne Vjene me ndihmen e vecante e autoriteteve austriake te cilat mbuluan edhe shpenzimet e ketij procesi me ne fund u be i mundur kthimi ne atdhe. Nje kontribut te vecante per riatdhesimin e eshtrave kane dhene dhe anetare te Misionit Katolik Shqiptar nen drejtimin e meshtarit dom Pren Kola. Imzot Dom Nikolle Kacorri ishte figure kryesore ne levizjen kombetare per pavaresi. Nenkryetar i qeverise se Vlores l9l2 nje personalitet i spikatur i kishes katolike sekretar i Argjipeshkvise se Durresit me qender asokohe ne Delbnisht te Kurbinit ku sherbeu per njezet vjet duke pasur ne administrim dhe kishat e famullite e Kthelles Selites dhe Lures. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit ne vitin 1908 ku u vendos per alfabetin e gjuhes shqipe perkrah Fishtes dhe personaliteteve te tjera te kohes. Ne vitin l909 mori pjese ne Kongresin Kombetar te Elbasanit ku u diskutuan probleme te shkolles shqipe. U nda nga jeta ne Vjene ne vitin l9l7 pas nje semundjeje te rende ne moshen 55-vjecare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›