E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i shpeton atentatit me bombe

/ /

Nje sasi prej rreth 200 grame lende eksplozive C4 e vendosur poshte shasise se makines se Gjokutajt eshte zbuluar ne kohe pa i dhene mundesi autoreve qe te shtypnin butonin per ta aktivizuar. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne nje servis makinash prane fushes se Ali Demit ne Tirane. Avokati pasi ka dyshuar per nje defekt te mundshem ne makinen e tij tip Reno e ka derguar per nje kontroll ne servis. Gjate kontrollit ne pjesen e poshtme te makines ne krah te gomes ne anen e shoferit mekaniku ka pare eksplozivin dhe i alarmuar ka lajmeruar policine. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere efektivat e Komisariatit nr. 1 oficere te Antiterrorit eksperte te xhenios dhe specialiste antieksploziv. Ata kane rrethuar vendin e ngjarjes dhe per rreth dy ore nuk kane lejuar qarkullimin ne ate zone. Burime nga policia thane se fillimisht ekspertet kane tentuar te kryejne shperthimin manover te lendes plasese por ne pamundesi per ta arritur kete e kane caktivizuar  ne menyre mekanike. Ekspertet thane se mina e vendosur ne mjetin e Gjokutajt aktivizohej nepermjet celularit dhe ishte e llojit C4 nje sasi prej 200 grame qe nese autoret do e kishin aktivizuar ishte e mjaftueshme per te hedhur ne ere makinen. Policia ka thene se nje lidhje e gabuar nga autoret ka penguar aktivizimin e bombes.
NGJARJA
Dje rreth ores 0900 ne zonen e Ali Demit avokati Genc Gjokutaj sapo ka dale nga shtepia dhe ka hipur ne makinen tip Reno qe e kishte te parkuar prane baneses. Sapo ka ndezur makinen dhe ka ecur per disa metra avokati ka vene re se dicka nuk shkonte pasi nga poshte mjetit kishte nje zhurme jo te zakonshme. Zhurma sipas grupit hetimor vinte nga levizja e eksplozivit prania e te cilit ka ndeshur ne pjeset tjera te automjetit duke shkaktuar ferkim. Per te verifikuar ndonje defekt te mundshem ne mjet Gjokutaj ka ndaluar tek servisi me i afert dhe i ka kerkuar mekanikeve qe te kontrollonin shasine ne zonen ku vinte zhurma. Brenda pak minutash mekaniket zbuluan pakon me eksploziv te vendosur poshte makines ne nje vend qe vertikalisht ishte drejtperdrejt poshte kembeve te avokatit.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›