Operatorët: Zgjedhjet ulën me 60% aktivitetin turistik, ktheni sytë nga ne
TIRANE- Duket se fushata elektorale, e cila ka mbajtur të angazhuar shumë qytetarë dhe të tjerë i kanë ndjekur zhvillimet e saj, ka bërë që të shkaktojë shumë probleme për sezonin turistik. Operatorët turistik janë prekur drejtpërdrejtë nga fushata sëbashku me qytetarët, të cilët vënë në dispozicion banesat e tyre, të cilat përdoren për turizmin familjar. Sipas operatorëve turistik, bilanci i qershorit u mbyll me një bilanc prej 60 për qind pushues më pak se viti i kaluar, të cilët vitet e kaluara në këtë periudhë kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në zonën jugore, përfshi këtu Vlorën, Radhimën dhe Orikumin.
“Hotelin e kam pasur bosh fare këtë muaj, ndërsa vitin e kaluar pata më shumë se gjysmat e dhomave të mbushura dhe të gjithë gati ishin nga punonjës administrate ndërsa këtë vit jo vetëm që nuk erdhën, por nuk ka shpresa të vijë as për korrikun ndonjë prej tyre”, shprehet një prej operatorëve turistik. Sipas kreut të Shoqatës së Turizmit, Shqipëria në ditët që kaluan u fokusua te zgjedhjet dhe kjo është normale, pavarësisht se zgjedhjet nuk duhet të zhvillohen pranë kohës së sezonit turistik, por tani shprehet ai duhet të punohet që të promovohet turizmi. “Janë me mijëra familje, të cilat janë të punësuara në sektorin e turizmit dhe ky sektor është më i rëndësishmi në këtë periudhë, për këtë arsye tani qeveria aktuale dhe ajo që do vijë, duhet të punojë fuqishëm që sezoni turistik të jetë i suksesshëm, shprehet Vasil Bedini.
Edhe kryebashkiaku Gjika në një intervistë për “News 24” e ka pranuar se fushata ka ndikuar në sezonin turistik pavarësisht se çelja e tij u krye në kushte normale edhe pse në mes të fushatës. Gjika është shprehur se në ditët në vijim Bashkia e Vlorës do punojë intensivisht në shërbim të sezonit turistik.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)