E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohen fluturimet protesta ne Rinas

Reagimi

Ne diten e trete te pezullimeve aeroporti nderkombetar Nene Tereza ish-Rinas eshte kthyer ne kaos te vertete. Me qindra pasagjere kane shprehur revolten per situaten e krijuar per shkak se nga e premtja e kaluar e deri te dielen dje kompania italiane Italia Airlines i ka nderprere te gjitha fluturimet duke mos dhene asnje sqarim pavaresisht detyrimit qe kishte. Nisur nga situata kritike drejtori i pergjithshem i Aviacionit Civil Ervin Mazniku tha se po merren masa per zgjidhjen e problemit duke kontaktuar homologet italiane e deri tek ambasada. Lidhur me kompanine Mazniku tha se eshte nje rast i paprecedente dhe se deri dje nuk ka mundur te kete asnje komunikim per te mesuar shkaqet e bllokimit te fluturimeve. Theksoj se kompania italiane duhet te zbatoje te gjitha detyrimet nderkombetare qe kane te bejne me mbrojtjen e pasagjereve dhe me respektimin e kontrates me pasagjerin pra ne rastin konkret bileta tha Mazniku. Nga ana e kompanise italiane Italia Airlines Autoriteti Aviacionit Civil nuk ka asnje lloj komunikimi zyrtar me shkrim apo komunikimi informal i cili mund te thoshte qe kompania mund te kete probleme teknike apo edhe probleme te tjera te cilat e pengojne ate te zbatoje detyrimet kontraktuale me pasagjeret.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›