E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Ekzistojne te gjitha kapacitetet per te mbrojtur mjedisin

Ne qytetin e Elbasanit eshte mbajtur konferenca per mbetjet urbane ku eshte diskutuar per gjetjen e nje zgjidhje afatgjate per mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Ne kete konference eshte rene dakord per mbledhjen e nje bordi te perbashket te te gjithe faktoreve perfshire atyre nderkombetare per ceshtjen e mbrojtjes se mjedisit. Ministri Mediu deklaroi se jane te gjitha kapacitetet per te mbrojtur mjedisin dhe per ta mbajtur ate te paster. Ai gjithashtu theksoi se ne Shqiperi nuk lejohet importimi i mbetjeve dhe se aktualisht nuk importohen. Pervec planit te rehabilitimeve specifike ne lidhje me spotet e identifikuara me siper per zonen e mbetjeve nuk ka pasur impiant menaxhimi e mbetje ne pergjithesi. Ne lidhje me funksionimin e mbledhjeve bashkiake brenda zones se mbetjeve ka nje numer ceshtjesh qe duhen adresuar dhe konsideruar si dhe per faktin se vendet ekzistuese jane jashte kushteve sanitare dhe menaxhimi efektiv i tyre nuk ekziston. Kjo kerkon pa dyshim nje vizion te qarte nga ana e bashkise me nje koordinim te pushtetit qendror - tha Fatmir Mediu minister i Mjedisit. Ai nuk ka ngurruar te beje tirrje per nje bashkerendim te punes se dikasterit qe drejton me institucionet lokale te Elbasanit. Kryetari i bashkise Qazim Sejdini eshte treguar i gatshem per bashkepunim ne te gjitha fushat per pastrimin e mjedisit nga te gjithe agjentet ndotes ne rajonin e Elbasanit. Situata nuk pret ne kerkojme nderhyrjen e qeverise per nje zgjidhje urgjente te kesaj situate. Jemi gati te bashkinvestojme ose dhe te vetefinancojme - tha Qazim Sejdini kryetar i bashkise. Kreu i Ministrise se Mjedisit ka deklaruar se ne vendin tone do te perpunohen vetem mbetjet urbane qe krijohen nga bashkesite e vendit dhe asnje kilogram nga mbetje e importuar pasi ne baze te planit per menaxhimin e mbetjeve i hartuar ne bashkepunim me Komisionin Evropian dhe qe eshte funksional deri ne vitin 2025 nuk lejohet importimi i mbetjeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›