QSUT Ivziku Kete vit nuk do te mungojne ilacet

Drejtori Spitali universitar vuan nga mbipopullimi. Onkologjiku buxhet me te larte 560 mln leke
Kete vit ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza nuk do te mungojne ilacet baze. Te gjitha pavijonet e ketij spitali do te pajisen te pakten nga lista e ilaceve bazat. Deklarata ka ardhur nga kreu i QSUT-se Saimir Ivziku i cili garantoi se te semuret do te marrin ilacet e kerkuara. Ndryshe nga vitet e meparshme drejtori Ivziku thote se do te kete nje miremenaxhim te sherbimeve edhe pse spitali universitar vuan nga mbipopullimi i pacienteve.
Spitali
Sipas tij ne QSUT nuk do te kete mungese te ilaceve baze kete vit nese do te behet nje menaxhim me te mire te fondeve si dhe nje rritje te te ardhurave dytesore. Here pas here krijohen probleme me furnizimin e spitalit me ilace por problemi qe ka sot QSUT-ja eshte mbipopullimi. Kjo do te thote nje numer shume i madh i pacienteve dhe te semureve qe kerkojne asistence ne QSUT. Ne momentet e mbipopullimit behet edhe me e veshtire sigurimi i ilaceve duke filluar qe nga ato bazike apo edhe ato te shtrenjtat pasi gjithmone ka nje problem ne kuptimin e menaxhimit dhe te plotesimit te nevojave sa me mire - ka theksuar Ivziku.
Sipas tij gjithmone vemendja kalohet ne ato raste kur kerkohen ilace te shtrenjta qe ka te beje me rrezikun e drejtperdrejte te pacientit. Kjo gje na detyron te marrim edhe vendime te cilet jane ne mbeshtetje te ketyre rasteve te cilet rrezikojne jeten. Megjithate ne jemi duke bere nje miremenaxhim me te mire te barnave. Kjo ka te beje me nje pakete baze te ilaceve dhe materialeve te mjekimit e cila nuk do te mungoje ne QSUT. Kjo do te thote qe materialet baze dhe ilacet kryesore nuk do te mungojne pergjate ketij viti ne QSUT. Kuptohet ne momente te caktuara apo fluksi ku krijohet mbingarkese kerkohet nje zgjidhje urgjente e problemit ka pohuar drejtori i QSUT-se. Per sa i perket tenderave Ivziku ka theksuar se deri ne muajin maj do te perfundojne te gjithe tenderat dhe furnizimi me ilace.
Situata
Ne fund te dhjetorit te vitit te kaluar shefat e sherbimeve ne QSUT kane pergatitur nje liste baze te medikamenteve te domosdoshme per pacientet e shtruar ne keto pavijone. Secili pavijon ka hartuar listen ne baze te nevojave. Ne kete menyre drejtoria ka planifikuar buxhetin e ri duke pasur parasysh listen baze te ilaceve si dhe nje liste shtese ne baze te semundshmerise se pacienteve te paraqitur ne pavijon. Po keshtu kete vit buxheti per spitalin Onkologjik vazhdon te jete me i larti drejtoria e ketij spitali ka planifikuar nje buxhet prej 560 mln leke per barna e citostatike. Por pavaresisht kesaj situata ne kete pavijon ka treguar se buxheti nuk eshte i mjaftueshem pasi ketij spitali i mbarojne medikamentet nder me te paret.
Agjencia Rajonale e Mjedisit
QSUT i pari spital qe nuk ndot mjedisin
Ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza eshte zhvilluar nje konference e perbashket me Agjencine Rajonale te Mjedisit ku eshte folur ne lidhje me ndotjen mjedisore. Sipas drejtorit te kesaj agjencie Afrim Tola QSUT eshte nga te vetmet institucione shteterore qe ndot me pak mjedisin. Ne tashme u kemi kerkuar te gjitha spitaleve e materniteteve te marrin masat per tu pajisur me autoklava ne menyre qe te mos shkaktojne ndotje mjedisore. Per ato institucione qe nuk e respektojne kete rregull do te kete sanksione te forta nderkohe qe nje pjese e spitaleve apo klinikave private jane ne proces gjyqesor me ne. Por ajo qe dua te theksoj eshte se Qendra Spitalore Nene Tereza eshte e vetmja qe ka zbatuar rregulloren per perpunimin e mbetjeve spitalore perpara afateve te percaktuara - ka theksuar Tola. Kurse drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku e ka cilesuar kete si nje epoke te re te higjienes ne spitale pasi rritja e saj sjell minimizimin e infeksioneve spitalore.