Durres rritje e rasteve me kancer gjiri
Mjeket e Durresit japin alarmin per rritjen e rasteve te grave te zbuluara me kancerin e gjirit. Sipas tyre tek ne edhe pse prej dy vitesh eshte vendosur nje aparat mamografie dhe ekografie ne shume raste nuk eshte arritur kapja ne kohe e semundjes se kancerit te gjirit. Sipas mjekes Vjollca Hasani ato neglizhojne e deklarojme kete sepse grate apo dhe vajzat paraqiten per kontroll kur semundja ka arritur stade shume te avancuara keshtu vetem tre muajt e fundit jane konstatuar 9 raste te reja dy prej te cilave ne gjendje tejet te rende. Nga ana e tij edhe shefi i repartit te radiografise dhe Endoskopise Ilir Doda e rikonfirmoi deklaraten e zonjes Hasani por duke vene ne dukje perhapjen e semundjes edhe ne moshat e reja. Sipas Dodes kanceri i gjirit karakterizohet nga simptoma pa dhimbje duke bere qe shpesh te neglizhohet nderkohe qe agravohet me kalimin e kohes. Kontrolli i vazhdueshem ben te mundur zbulimin e semundjes ne hapat e para te saj duke krijuar keshtu mundesine per kurim. Sipas mjekut ndonese vihet re nje lloj ndergjegjesimi tek grate ka serish vend per apel per te tejkaluar mentalitetin ne menyre qe semundjet dhe ne vecanti tumoret e gjirit te kapen ne kohe pasi ekzistojne mundesite per tu sheruar. Pas vendosjes se aparaturave ne spitalin e Durresit eshte trajnuar dhe stafi mjekesor per diagnostikimin e kancerit te gjirit ndaj i ftoj ato te mos neglizhojne per jeten e tyre - tha zonja Hasani.