"Opinion", njezeri kunder shkeljes se privatesise
Gazetare dhe politikane, te ftuar ne emisionin "Opinion", kane debatuar mbi ceshtje private te qytetareve. Shume prej pjesetareve te panelit iu referuan nenit numer 121 te Kushtetutes, i cili ndalon hyrjen ne jeten private, ndersa te tjere jane fokusuar mbi impaktin publik te sjelljes se z. Pango. Emisioni opinion ka percjelle te henen nje nga debatet me te nxehta qe ka perfshire qarqet politike, por edhe sociale ne Shqiperi. Ceshtja "Pango" eshte trajtuar ne nje tjeter prizem, krahas diskutimit te gjere qe prodhuan pamjet filmike, ku ish-ministri per nje vend pune kerkonte sherbime seksuale. Ne nje panel me analist, me gazetare, me politikane dhe kryetaren e KKRT, por edhe me nje lidhje te drejtperdrejt nga Prishtina, debati ligjor u fokusua mbi hapesirat ligjore qe ka media per te hetuar ne jeten private te nje shtetasi, me titullin "Rasti Pango, pergjimi dhe media", opinion do te sillte nje debat interesant mbi kete ceshtje, ku argumentimet do te bazoheshin nder te tjera, ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise. "Ketu diskutimi eshte a eshte i drejte te vendosesh kamera ne vende publike, apo nuk eshte e drejte te vendosesh kamera ne vende publike? A eshte e drejte te vendosesh kamera ne shtepine e tjetrit apo jo? Kjo eshte absolutisht e padiskutueshme, nuk mund te vendoset kamera ne shtepine e tjetrit", tha e ftuara Mesila Doda, kryetare e KKRT. Sipas saj, ne keto raste shkelet parimi i privatesise, parimi i shtetit dhe ne asnje rast Fiksi nuk ka shkuar as tek prokuroria dhe as te gjykata. "Jane dosje qe shume here, nje person vertete mund te perfundoje qe te dale ne ekran, por shume here nuk mund te dale dhe te kthehet ne mjet shantazhi. Kush eshte ky institucion i shtetit shqiptar qe e kontrollon kete investigim. Askush, sepse shteti shqiptar ka nje vakuum te madh, qe eshte garanti i privatesise", deklaroi Doda.
Ndersa per analistin Mentor Nazarko, nuk eshte e zgjidhur qartesisht ku mbaron e drejta e privatesise. "Madje e drejta e privatesise gjithmone ka qene duke u tkurrur sepse eshte interesi publik ne loje. Ne momentin ku ka nje interes publik eshte shkelur e drejta e privatesise", tha Nazarko. Nderkaq, per kryetarin e G99, Erion Veliaj, publiku kerkonte ate qe beri Fiksi, te mesoje se si punesohen njerezit ne Shqiperi. "Pse te gjithe ne Shqiperi ashtu merren ne pune si mendon ti?", - kundershtoi gazetari, Aleksander Frangaj, duke pyetur: "Te gjithe punonjesit shqiptare qe jane marre ne pune ne administrate, jane marre si mendon ti?"
Ne lidhje me kete ceshtje, deputeti i PD, Edi Paloka, u shpreh se pas kesaj ngjarjeje deputete te PS kapen ate dhe te tjere, duke u thene se duhet te presin pasi kane edhe nje kamera tjeter qe do ta transmetojne pas nje muaji. "Atehere ky i bie qe nuk qenka investigim gazetaresk, po sigurims", - tha Paloka. Ketu, Frangaj theksoi idene se detyra e medias per te denuar korrupsionin nuk eshte vetem kamera e fshehte dhe ne shtepine e tij, per me teper. "Nese kishte denoncime te rrinte te dera e ministrise, te kapte sa me shume vajza qe dilnin andej dhe ankoheshin per ministrin, sic u ankuan vajzat ne Fiks Fare dhe t'i publikonin faktet qe vajza, p.sh. A.F., vajti te ministri ne shtepi ne darke dhe ministri shperdoroi detyren", nenvizoi Frangaj. Ai ketu qartesoi se, ne asnje rast, nuk jepet e drejta e pergjimit me kamera te policise sekrete.
Fatos Lubonja: Investigim, jo provokacion
Ne lidhje me kete ceshtje, analisti i njohur Fatos Lubonja deklaroi se gazetaria investigative duhet te ekzistoje, por jo ajo provokative. Ai shton se emisioni ku u emetua kamera, ka konflikte interesi me ish-ministrin Pango. Ndersa shton se ceshtja e pergjimeve duhet te rregullohet me tej me ligj. "Kam ndjekur debatin ne lidhjen me "Pangon" dhe raportin me privatesine investigative. Shqiperia ka nevoje per gazetari investigative, por nga ana tjeter kam dyshime serioze se nese ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje gazetari serioze investigative dhe nese kjo e con perpara kete lloj gazetarie apo e komprometon ate", - tha Lubonja. Sipas tij, me problematike eshte ceshtja e nxjerrjes se proves me provokim. "Pra, ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje provokim qe i behet personit per te hedhur hapin e metejshem dhe ligjerisht provokimi nuk mund te merret si prove, por kjo gje duhet denuar", - komentoi analisti. Sipas Lubonjes, ne kohen e diktatures, nese dikush te fliste me provokim per te folur kunder regjimit dhe ti i nxitur nga ai vazhdoje te flisje, kjo te pakten nga gjykata konsiderohej si prove. "Ketu kemi te bejme me nje ceshtje te tille", tha ai.