E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi Social Shteteror, sakteson afatet

Rreth 41 padi jane gati te shkojne ne gjykate per 41 Organizata Jo Fitimprurese te cilat nuk jane rilicensuar per kete vit. Sipas drejtorit te Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco keto OJF jane duke shkelur ligjin. "I drejtohem te gjitha OJF-ve qe ushtojne aktivitet ne fushen e sherbimeve sociale dhe mbeshtesin grupet vunerabel, kundrejt legjislacionit, te permbushin te gjitha detyrimet dhe procedurat qe perfshihen ne procesin e licencimit, me qellim qe te legalizojne aktivitetin e tyre", ka pohuar Naco. Sipas tij, nese nuk zbatohen keto rregulla, institucioni do i drejtohet gjykates. "Ne raste te tilla Sherbimi Social Shteteror e ka per detyre t'i kerkoje gjykates, prishjen dhe shperndarjen e OJF-ve te palicencuara, apo ato te cilat nuk e kane rinovuar licencen", ka theksuar Naco. Ne apelin drejtuar Organizatave Jo Fitimprurese, drejtori i SHSSH-se nuk anashkalon faktin e bashkepunimit me keto organizata. "Keto subjekte private ofrojne ndihme per kategorite ne nevoje, femije jetim e te braktisur nga familje te varfra dhe me probleme shoqerore, persona me aftesi te kufizuar, te moshuar, persona ne varesi te lendeve narkotike dhe alkoolit, ndaj eshte i rendesishem edhe bashkepunimi" ka nenvizuar Naco. Gjate vitit 2008 jane inspektuar per te vleresuar aktivitetin, ne kuader te licencimit dhe rilicencimit, 41 OJF. Gjithashtu, jane pergatitur vleresimet e tyre qe jane shtuar ne dokumentacionin e licencimit apo rilicencimit. Nderkohe qe sektori i Inspektimit dhe Licencimit te OJF-ve, gjate punes se tij po vazhdon te evidentoje shoqata te palicencuara dhe ka komunikuar me to, per te filluar proceduren e licencimit. Nga inspektimi i shoqatave te palicencuara ne qarqe, si dhe ne bashkepunim me Zyrat Rajonale te Sherbimeve Sociale, rezultojne 41 te tilla.

OJF-te e palicencuara sipas rretheve

Kukes 2 OJF

Lezhe 4 OJF

Durres 2 OJF

Korce 7 OJF

Vlore 1 OJF

Tirane 16 OJF

Berat 1 OJF

Shkoder 3 OJF

Fier 2 OJF

Diber 3 OJF


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›