"Gripi, pacientet te mos perdorin ilace pa recete"
Ne keto dite me luhatje te theksuar te temperaturave te motit, kur edhe numri i pacienteve me virozat e stines eshte rritur ndjeshem, mjeket ne Gjirokaster kerkojne nga pacientet qe te mos marrin ilace pa recete mjekesore. Ulja e theksuar e temperaturave gjate diteve te fundit ne rrethin e Gjirokastres, ka rritur ndjeshem edhe numrin e personave te prekur nga virozat e stines. Sipas burimeve nga Drejtoria e Shendetit Publik ne Gjirokaster vetem brenda nje jave, ne qendrat shendetesore te rrethit jane paraqitur 143 persona, per te marre ndihmen mjekesore si shkak i problematikave me virozat e stines. Pjesa me e madhe e tyre jane paraqitur me simptoma te tilla si temperature e larte, dhimbje koke, kolle, te vjella etj. Pasi kane marre ndihmen e mjekesore pjesa me e madhe e pacienteve nuk kane paraqitur komplikacione te renda shendetesore, si shkak i gripit. Sipas mjekeve gjirokastrite ne mjaft raste pacientet i drejtohen farmacive per te marre ilace pa recete dhe rekomandimin e mjekut, ne lidhje me shqetesimet e tyre shendetesore si shkak i gripit. "Gjate diteve te fundit tek ne, jane paraqitur mjaft paciente te semure me virozat e stines, te cilet kishin marre ilace pa rekomandimin e mjekut, nderkohe qe keto barna nuk kishin dhene efektin e duhur mjekesor", thone mjeket ne spitalin e Gjirokastres.
Blerim Kore
Blerim Kore