Varferia, 80 femije lene familjet biologjike
Cdo familje e varfer shqiptare e pafuqishme per te rritur femijet, mund t'i dergoje ata per kujdestari, ne ato familje qe do te plotesojne disa standarde. Ky eshte vendimi me i fundit i marre nga Ministra e Punes, e cila ka kerkuar qe te gjitha ato familje te cilat nuk kane te ardhura ekonomike, mund te dergojne femijet e tyre ne familje te tjera "pritese" te cilat kane nevoje per keto femije, por edhe qe mund te perballojne ekonomikisht shpenzimet.
Vendimi
Rreth 80 femije pritet qe te lene familjet e tyre biologjike dhe te shkojne ne familje te tjera, te cilat kane mundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet qe kerkojne keta femije. Vendimi eshte marre pak dite me pare nga specialistet e Ministrise se Punes dhe parashikon qe te praktikohet ne muajt e pare te vjeshtes se ketij viti. Ekspertja per sherbimin e kujdestarise dhe bashkepunetore prane Ministrise se Punes, Zana Sakiqi pohoi se keto standarde, pritet te miratohen brenda marsit ne qeveri. "Vendimi i hartuar nga ana jone parashikon akomodimin e femijeve, te cilet nuk u plotesohen kushtet e nevojshme nga familjet biologjike, per shkak te mungeses se te ardhurave. Por jane familje te tjera "pritese" te cilat kane shprehur kerkesen per te marre femije, per t'u kujdesur per ta, ne menyre qe t'u plotesohen te gjitha kerkesat" eshte shprehur ekspertja, Zana Sakiqi. Sipas saj, pervec te mirave te projektit, veshtiresia qendron ne identifikimin e rasteve, te cileve do t'u ofrohet ky sherbim.
Projekti
Projekti pilot do te filloje ne muajin shtator fillimisht ne Tirane e Shkoder. Nderkohe qe do te perfshije edhe zona te tjera, te cilat njihen si te varfra. "Ky projekt do te nise nga kryeqyteti, por shtrirjen me te madhe do ta kete ne ato zona qe njihen si te varfra realisht. Te tilla jane zonat verilindore te vendit ku familjet jane me shume femije, dhe kane pak te ardhura" ka pohuar Sakiqi. Sipas saj, ne kete projekt pritet te perfitojne kujdestari rreth 80 femije, te moshes deri ne 18 vjec. S. Isaku