Dializa, 15 euro per kurimin e nje pacienti
Pacientet te cilet vuajne prej vitesh nga veshkat dhe kjo e fundit humb funksionin, e kane te nevojshme kryerjen e dializes. Sot, ne Shqiperi numerohen rreth 164 paciente te cilet marrin kete sherbim ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Gjate ketyre dy viteve eshte rritur mbi 100 per qind, numri i te semureve qe trajtohen me dialize ne Shqiperi. Por pervec qendrave te pakta, ajo qe mbetet shqetesim per keta paciente eshte edhe kurimi qe duhet te bejne me turne. Kjo per shkak te aparaturave te cilat jane te pakta ne numer. Kalkulimet e bera nga Drejtoria Ekonomike ne Ministrine e Shendetesise kane nxjerre se duhen 15 mije euro, per te kuruar nje pacient i cili vuan nga semundja e veshkave dhe kryen dialize. Nderkohe qe kurimi per pacientet e tjere, qe nuk marrin kete sherbim por mjekime te tjera, shkon deri ne 5 mije euro ne vit.