E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët e viktimave të 21 janarit: Nuk do ketë paqe dhe qetësi pa u dhënë drejtësi

Share

Familjarët e viktimave të 21 janarit, i kanë dërguar një letër ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, nga i cili kërkojnë që të ndikojë për të nxitur hetimin dhe vënien para drejtësisë të vrasësve të familjarëve të tyre.

Në letër ata shprehen se vënia para drejtësisë e vrasësve, do të ishte një ngushëllim për familjarët dhe do të zbuste dhimbjen e tyre. Sipas tyre, ambasadori amerikan duhet të nxisë këtë gjë.

Ata shprehen se nuk do të ketë asnjëherë drejtësi dhe paqe, nëse nuk vihet drejtësi për ngjarjet e 21 janarit, kur ata humbën të afërmit e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›