E Diel, 1 Nëntor 2026

Opinionistët të bëjnë kujdes me prononcimet në TV për vetëvrasjen

Vetëvrasja tregon dobësinë e vitalitetit psikologjik ndaj ambientit që të rrethon. Vetëvrasja në Shqiperi është rezultat i pushtetit që administron jetën e shqiptareve. Njerëzit ia besuan kësaj administrate pushtetin dhe ata po e bejne ja keshtu si e shohim.

Teori mund të bejme plot, por në kohen e sistemit komunist ndonje vetëvrasje ishte shume e rralle në Shqiperi, por sot çdo dite ka tre-kater e me shume të tilla! Dikush thote se shoqeria shqiptare ashtu e kështu… se shoqëri shqiptare nuk ka, etj., etj. Ia futin kot. Është akoma me e rende që edhe ndonjë nga ata që bëjnë opinione në TV shprehet “se çdo njeri, është e drejte e tij të vrasë apo të mos vrasë veten. Kush të doje, është i lire ta vrasë veten...!”. (E kam dëgjuar në emisionin e z.Edison Ypi nga z.Henri Çili). U skandalizova! Keta janë profesorët shqiptare në universitetet tona sot. Këtë u mesojne studenteve? Që kush të doje është i lire të vrasë veten?

I bini drejte e në koke e lejini teoritë boshe e pa bereqet. E dini pse vrasin veten shqiptaret? Sepse janë të pafuqishëm për të ndryshuar situatën familjare e shoqërore të tyre dhe nuk shohin asnje drite në fund të ketij tuneli ku i kanë futur drejtuesit e papërgjegjshëm të kësaj shoqërie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›