E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita: Berisha, harroje hetimin per Prokurorine

TIRANE - Opozita bashkohet ne qendrimin kunder ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar, per perplasjen mes Prokurorise dhe qeverise. Kreret e forcave te majta ne vend deklaruan dje se nuk do te mundin kurre, te pranojne nje komision qe bie ndesh me Kushtetuten e ka per objekt cenimin e pavaresise se institucioneve. "Ne si grup parlamentar i Partise Socialiste, nuk do te pranojme asnje komision hetimor qe bie ndesh me Kushtetuten dhe synon presionin ndaj institucionit te Prokurorise", tha kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj, nje situate e tille po trondit rende besimin e qytetareve ndaj institucioneve te shtetit dhe vete kryeministri Sali Berisha eshte i dyshuar. "Kjo situate ka krijuar perplasje te institucioneve e konflikt mes qeverise dhe Prokurorise, mes Kuvendit e qeverise dhe se fundi edhe mes qeverise dhe partnereve nderkombetare te pranishem ne Shqiperi", theksoi Leskaj. Ajo i beri thirrje kryeministrit dhe mazhorances te reflektojne duke respektuar pavaresine qe u njeh ligji dhe Kushtetuta, institucioneve te drejtesise. Po keshtu, dhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta beri te qarte dje se nuk do te pranojne nje komision hetimor antikushtetues per marredheniet mes Prokurorise se Pergjithshme dhe qeverise. Duke shkuar me tej, ai konfirmoi se nuk do te lejoje qe deputetet e LSI, te marrin pjese ne kete komision. "Mazhoranca po shqetesohet cdo dite e me shume per nje serb, se sa per tragjedite qe ndodhen ne vend, per vdekjen e 26 personave te pafajshem", theksoi Meta. I te njejtit qendrim per te mos marre pjese ne komision hetimor per Prokurorine ishte dhe kreu i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi. Ideja per ngritjen e nje komisioni hetimor per perplasjet e lindura mes organit te akuzes dhe qeverise mbeshtetet fuqishem nga mazhoranca. Kryeministri Sali Berisha kerkoi ngritjen e ketij hetimi, paralelisht me nje tjeter hetim nderkombetar per te sqaruar jo vetem ceshtjen Fazllic, por dhe veprimet e Prokurorise se Pergjithshme kohet e fundit. Ndonese kryeprokurorja Ina Rama u zgjodh bujshem rreth nje vit me pare, si nje kryeprokurore qe do te zbardhe dosjet e krimit, nuk kaluan as gjashte muaj dhe prokuroria u be serish epiqendra e kritikave te qeverise. Si dhe per te po kerkohet serish nje komision hetimor parlamentar, kerkese e cila te kujton kohen kur mazhoranca nje vit me pare hoqi po me nje komision hetimor ish kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›