E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i "Taci Oil" kerkon aksionet e klubit italian

Rezart Taci pas Milanit, interes per te blere Bolonjen

Bolonjes, ne Itali. Me 14 Tetor, Milani luajti ne Tirane nje ndeshje miqesore me ekipin tone "Tirana" dhe organizatori i ketij takimi ishte pronari i nje kompanie te fuqishme te karburanteve, i cili ushtron aktivitet edhe ne Itali. Ne vendin fqinj Rezart Taci, sipas medieve italiane eshte interesuar per te blere aksione te klubit te Bolonjes. Bosi i kompanise shqiptare "Taci Oil" interesohet per cmimin e klubeve te Bolonjas, Livornos dhe Kaljarit. Por Bolonja duket afer tij per dy arsye: Menaxheret e klubit po shohin per partnere te tjere dhe "Kuqeblute" jane teorikisht me prestigjoze nga te tjeret. Rezart Taci e njeh shume mire futbollin italian. Ai ka studiuar ne Itali, flet mire italisht dhe e ndjek me interes kampionatin italian. Edhe me pare ia ka shfaqur interes per te blere klubin e madh te Bolonjes. Taci njihet edhe per interesimin dhe per bashkepunimin qe ka lidhur prej pak muajve me Milanin, me te cilin ka hapur nje akademi futbolli ne Tirane. Rezarti ka ndjekur nga afer zhvillimet e fundit dhe situaten e futbollit italian. Per ta bere edhe me konkrete interesin e Tacit, mjafton nje shpjegim i Menarinit te Bolonjes: "Pse mos te kemi anetare te tjere. Nese nuk do te kete ne Bolonja do te shohim pertej dhe do t'i gjejme. Njeri eshte afer."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›