E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE anulon vizitën e presidentit të Ukrainës

Bashkimi Evropian ka anuluar një vizitë të planifikuar të presidentit ukrainas, Viktor Janukovic, pas burgosjes së ish-kryministres Julia Timoshenko.

Maja Kocijancic, një zëdhënëse e shefes për punë të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, tha se vizita e Janukovicit do të ndodhë kur kushtet të jenë më të mira për progres të marrëdhënieve bilaterale.

Janukovic, do të takohej me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, të enjten.

Marrëdhëniet e BE-së me Ukrainën janë tendosur që pas dënimit me shtatë vjet burg të Julia Timoshenkos.

Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të shoh progres në situatën e Timoshenkos dhe vendosje të ligjit në Ukrainë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›