E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhen aleatët, pritet qëndrimi për reformën zgjedhore

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sot aleatët për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe situatën politike në vend. Në takimin formal që po zhvillohet në hotel “Tirana” marrin pjesë kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, kryetari i PSV 91 Petro Koçi dhe politikani Preç Zogaj. Ndërkohë, në takim mungojnë kryetari i PDS-së Paskal Milo dhe ai i PBDNJ-it Vangjel Dule.
Gjithashtu në takim kreu I PS-së Edi Rama shoqërohet edhe nga dy të mandatuarit e kësaj partie për reformën zgjedhore Vasilika Hysi dhe Damian Gjiknuri.
Takimi i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura mendohet se ka në qendër reformën zgjedhore dhe progres raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti.
Në takimin e sotëm pritet që opozita të dalë edhe me qëndrimin e saj për reformën zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›