E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji për Akcizat, më shumë taksë për alkoolin

Duke iu referuar rritjes me 20 për qind të akcizës për pijet alkoolike, zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se ligji i ri prek ato produkte që përmbajnë sasi të mëdha alkooli.

Gjatë relatimit të këtij projektligji, Rushaj shpjegoi se me ndryshimet e reja, nuk është parashikuar akciza për energjinë elektrike. "Pavarësisht se direktiva e Bashkimit Europian e përcakton energjinë si produkt akcize, sërish qeveria ka vendosur të mos e zbatojë me qëllim që kjo të mos sjellë rritje të çmimit të saj", tha ai.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi me shumicë votash, 110 nenet e projektligjit "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", pas miratimit në parim, mbledhjen e kaluar.  y projektligj konsiderohet si një ndër themelet e reformës fiskale në Shqipëri, i hartuar në përputhje me legjislacionin e BE-së që ndër të tjera parashikon që, administrimi i taksës së akcizës, si në import ashtu edhe për prodhimin vendas, të kalojë në kompetencë të administratës doganore. Kjo praktikë është e përdorur dhe në vendet e BE, ku ka rezultuar e suksesshme. /Start/

                                                                                             2012-04-16 15:45
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›