Liga e Evropes sot ndeshjet per 1/16

Pas Ligës së Kampioneve e gjithë vëmendja do të spostohet te Liga e Evropës, e cila zbret sot në mbrëmje për aktin e parë të përballjeve në 1/16 e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin për klube. Skuadra si Liverpool, Mancester City apo Villareal do të kërkojnë të hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit për në arundin tjetër. Liverpool do të luajë ndeshjen e parë në transfërtë kundër portugezëve të Braga.
Formacioni i drejtuar nga Kenny Daglish kërkon triumfin evropian për të shpëtuar dhe sezonin e dobët në Premier Ligë. I njëjtë është objektivi për anglezët e tjerë të Manchester City që do të luajnë në fushën e Dinamos së Kievit. Liga e Evropës mbetet trofeu i mbetur që mund të justifikojë shpenzimet e çmendura të skuadrës së Roberto Mancinit. Një sfidë interesante do të jetë ajo në Gjermani, ku vendasit e Bajer Leverkusen do të presin spanjollet e Villareal. Të dy formacionet vijnë në këtë sfidë pas ecurisë shumë pozitive në kampionatet respektive. Leverkusen renditet në vendin e dytë në Budesligë, ndërsa Villareal ka zhvilluar një lojë të bukur gjatë gjithë sezonit në Primera Division.
Në sfidat e tjera për 1/16 e Ligës së Evropës, CSKA e Moskës do të presë Porton, PSV Eindhoven do të luajë kundër Glasgoë Rangers, Benfila do të zbresë në fushën e Paris SG, ndërsa Tëente do të përballet me kampionët rus të Zenit St.Petersburg.