Opozita bojkoton seancën plenare

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Kuvendi po zhvillon sot seancë publike, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi dhe miratimi i dhjetë projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën plenare, pasi ka kërkuar nga Kuvendi që të shqyrtojë ndryshimet ligjore të kërkuara nga protestuesit.
Seancën e sotme plenare nuk e kanë bojkotuar deputetët e partisë “Mundësia” dhe “Lëvizja Bashkë”.
Pak ditë më parë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se opozita nuk ka bojkotuar parlamentin, por ka vendosur të mos marrë pjesë në seancat plenare deri sa të futen në rend dite amendamentet e propozuara nga deputetët demokratë, të cilat, sipas tij, pasqyrojnë pesë kërkesat e protestuesve.
Sipas opozitës Kuvendi duhet t’i paraqesë dhe t’i diskutojë këto propozime si detyrimin minimal ndaj publikut.
/m.q/r.e/ /a.g/