Opozita, brenda muajit shkurt nis protestat
Opozita do te rinise protestat brenda muajit shkurt nen sloganin "Hap kutite ose largohu". Lajmi behet i ditur nga burime prane selise roze, te cilet sqarojne se rruga e protestave do te ndermerret pas mbledhjes se tryezes opozitare. Nga ana tjeter ne Partine Socialiste kane nisur pergatitjet per protestat. Nje qendrim te tille e ka bere publik edhe sekretari Organizativ ne seline roze, Blendi Klosi, i cili sqaroi se "do te perdoren te gjitha mjetet per te arritur qellimin e vendosjes se demokracise ne vend dhe largimit te kryeministrit Berisha, ku protestat popullore do te jene kryefjala e axhendes se opozites per ditet dhe muajt ne vazhdim". Sipas tij, kane kerkuar nen sloganin "Hap kutite ose largohu". "Rruga jone eshte nje rruge pa kthim drejt protestave masive ne te gjithe vendin. Protestat tona do te jene si edhe me perpara, aspak protesta partiake, por do te jene protesta qytetare", ben te ditur deputeti socialist. Sipas tij, PS do te organizoje protesta ne te gjithe vendin, duke kerkuar qe te jene ne cdo fshat e qytet, aty ku qytetaret kerkojne nje tribune per t'u shprehur, a nje foltore per te ngritur shqetesimet e tyre. Ai tha se te gjitha strukturat e Partise Socialiste, jane duke kontaktuar qytetaret me shume halle te Shqiperise, te cilet kane te gjitha arsyet per te protestuar. "Protestat tona do te jene tribunat qe do t'i kujtojne Sali Berishes, se ne fund te mandatit te pare dhe ne fillim te ketij mandati te vjedhur, e ka katandisur Shqiperine ne Republiken e korrupsionit shteteror, prej nga e cila perfitojne vetem familjaret dhe oborrtaret e kryeministrit", tha nder te tjera, deputeti i Partise Socialiste.
Bojkoti i opozites
Ftesa