E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Gati te miratojme te enjten komisionin hetimor

Rozeta Rapushi
Partia Demokratike eshte e gatshme qe te miratoje ne seancen plenare te se enjtes, ngritjen e komisionit per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, por hapja e kutive nuk do te jete objekt i ketij hetimi. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha dje se mazhoranca eshte e gatshme qe kete te enjte te ngreje komisionin parlamentar qe do te hetoje zgjedhjet, duke pasur qellimin e mire te kthimit te opozites ne vendet e saj ne Parlament. "Ne jemi te gatshem qe mundesisht kete te enjte, te nisim ngritjen e komisionit parlamentar qe do te hetoje zgjedhjet, duke pasur qellimin e mire te kthimit te opozites per te zene vendet e saj ne Parlament. Ne si mazhorance mbetemi serish te vendosur per te bashkepunuar me opoziten, sapo ajo te vendose te respektoje Kushtetuten e vendit, shtetin ligjor dhe rregullat e lojes per nje vend demokratik", tha Patosi, duke lene te kuptohet qartazi, se rregullat e lojes ne kete rast, jane hetim parlamentar, por jo hapja e kutive te votimit, kushti i vetem i vene nga opozita socialiste. Kreu i grupit me te madh kuvendor, nuk la pa kritikuar ashper edhe Kryetarin e opozites, Edi Rama, qe sipas tij, po e lexon me syzet e tij te kuqe, rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, per Shqiperine. "Kercenimeve te vazhdueshme te zotit Edvin Kristaq Rama, si dhe aludimeve te tij per vitin 1990, i pergjigjemi shkurt dhe prere, se ne qe permbysem eterit, nuk ka sesi te impresionohemi nga bijte e Bllokut, te cilet me sa duket po u genjen mendja qe te hakmerren, per disfaten e baballareve te tyre", vijoi Patozi. Ai akuzoi Ramen se me qendrimin e tij, po sfidon kerkesat e qarta te rezolutes, duke i bere karshillek nje institucioni te rendesishem nderkombetar. Patozi tha se Rama, po deklaron ne menyre te perseritur, se nuk heq dore nga bojkoti pa hapjen e kutive, nderkohe qe nuk ngurron te kercenoje mazhorancen se do ta rrezoje me protesta qeverine e saj legjitime. "Partia Demokratike, eshte shprehur ne menyre te qarte dhe te vendosur, se pershendet dhe mbeshtet te gjitha kerkesat e rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes", theksoi Patozi. Ai beri te qarte se ne kete kontekst, PD thekson edhe gatishmerine e saj, per te mirepritur kontributin e Presidentit te Republikes, Bamir Topi dhe te cdo aktori tjeter, pa asnje lloj paragjykimi, duke verejtur se jashte rrafshit kushtetues, respektimit te shtetit ligjor dhe vendimeve te gjykatave, mund te kete vetem nje dialog shterp dhe asgje me shume se kaq. Rezoluta e KiE-se, per Shqiperine u miratua ne 28 janar, por pavaresisht thirrjeve te qarta ne te per dialog, mes dy kampeve te medha politike, duket se nuk ka asnje shans komunikimi per sa kohe qe ndahen ne nje pike, hapja e kutive te votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›