Opozita bullgare pranon heqjen e vetos, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Do marrim pjesë në samitin e BE

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk do të bojkotojnë samitin e BE-së. Pas vendimit të opozitës bullgare për të pranuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, i pari që reagoi ishte kryeministri Edi Rama duke thënë se do të marrë pjesë në samitin e BE-së që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor. Në këtë pjesëmarrje në samitin e BE, Rama cilëson se nuk do e bëjë për të dëgjuar mendimet për Shqipërinë, pasi është i bindur se nuk do ketë ndryshime, por për të dëgjuar Europa nismën e Ballkanit të Hapur që çon përpara frymën e Evropës.
“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama në Twitter.
Më erdhi Serbia e cila konfirmoi prezencën e saj në samitin e BE ku gazeta Kurir duke cituar burime qeveritare shkruan se “Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”.
Pjesëmarrjen në samitin e BE e kon firmoi edhe Maqedonia e Veriut, ku kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nëse nuk sigurohet përparim në procesin e integrimit do ndikojë në besueshmërinë e BE-së në Ballkan.
“Maqedonia e Veriut ka miq në shtetet anëtare të BE. Janë ato vende që mezi presin të ardhmen, kundrejt të shkuarës, dhe nga të cilat ne, Shqipëria, por edhe rajoni kemi mbështetje të plotë në përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE. Unë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç kemi vendosur sot të rikonfirmojmë edhe njëherë pozicionin se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë një të ardhme evropiane. Vendosëm që para vendeve mike, të cilat janë të përkushtuara për përparimin e rajonit ekonomikisht dhe politikisht dhe që avokojnë proceset e shpejta dhe vendimtare të integrimit evropian, të përsërisim zotimet tona ndaj BE-së shteg me litar në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nëse nuk sigurohet përparim në procesin e integrimit evropian, do të jetë problem serioz dhe ndikim në besueshmërinë e BE-së në Ballkan. Pikëpamjet tona për këtë temë do t’i përcjellim së bashku, në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në një forum të gjerë, në qendër të diplomacisë evropiane”, shkruan Kovaçevski.
Opozita bullgare ka vendosur të pranojë heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, por pritet ende që vendimi zyrtar të vendoset me votë në parlamentin bullgar mes qeverisë dhe opozitës. Ky bllokim i Bullgarisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për integrimin në BE, bëri që liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut të mendonin seriozisht bojkotimin e samit të BE për të mos dëgjuar një “JO” të ripërsëritur, por në fund vendosën të marrin pjesë në samitin më 23 dhe 24 qershor.
/rtsh.al/