E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt ‘dritës jeshile’ për integrimin, opozita bullgare pranon të heqë veton, pritet miratimi në parlament

Shpresat për marrjen një “Po” gjatë samit të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke se janë rritur gjatë orëve të fundit. Teksa liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po mendojnë për bojkotin e samiti për të mos dëgjuar “JO-në” e përsëritur nga BE ndaj vendeve të tyre, duket se “një dritë jeshile” është dhënë nga opozita bullgare, e cila ka vendosur të pranojë heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Vendimi për heqjen e vetos apo jo do të miratohet sot në parlamentin bullgar, kreu i opozitës, Boyko Borisov është shprehur se 59 deputetët e tij do të votojnë pro heqjes së vetos që ka bllokuar prej 2 vitesh integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“I kam kërkuar deputetëve të GERB-it, nëse më besojnë, ta mbështesin propozimin, nëse Petkovi trembet, do të jenë 59 deputetë për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë dhe Shqipërisë. Siç premtova, të shtunën lexuam tekstet për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në Macron dhe KE, deri më tani gjithçka e mirë që ka ndodhur është falë BE-së”, shtoi Borisov.

Ky vendim është përshëndetur nga komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, i cili shton se pret që parlamenti bullgar të vendos të njëjtën gjë.

“Falenderojmë liderin e opozitës Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave bazuar në propozimin që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.

Heqja e vetos do të thotë se për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka më bllokime dhe kjo mund të ndodh gjatë samitit të BE që pritet të mbahet më 23-24 qershorit. Mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë lindur për shkak të gjuhës dhe historisë dhe bisedimet mes tyre kanë vijuar për gjetjen e një zgjidhje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›