E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti i BE/ Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia paralajmëruan bojkotin, Italia dhe KiE thirrje: Të hapen negociatat

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet të marrin sërish një “Jo” nga BE lidhur me hapjen e negociatave për integrimin, gjë që ka bërë që liderët e këtyre vendeve por edhe ai i Serbisë të mendojnë bojkotin e samitit më 23 dhe 24 qershor. Paralajmërimi u dha dje nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se “për çfarë duhet të shkojmë atje?”. Edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se do e diskutojë me qeverinë e tij nëse do të marrin apo jo pjesë në samit.  Sot liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë do vendosin nëse do të bojkotojnë apo jo samitin e BE.

Të ndodhur përballë bojkotit të mundshëm të samtimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar edhe kryeministri italian Mario Draghi i cili thotë se BE duhet të hapë negociatat me dy vendet.

“Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Draghi në parlamentin italian.

Përmes një letre drejtuar eurodeputetëve edhe kreu i KiE, Michel Charles tha se duhet të hapen negociatat pasi “Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut prej vitesh janë në ‘dhomën e pritjes” për hapjen e negociatave, ku në dy vitet e fundit shkak i bllokimit është bërë veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut lidhur me mosmarrëveshjet mbi gjuhën dhe historinë.

Mekanizmi i vetos nga vendet anëtare të BE ka bërë që kryerja e KE-së, Ursula von der Leyen të kërkojë heqjen e saj vetëm për çështjet që lidhen me politikën e jashtme dhe zgjerimin e BE, pasi sipas saj “në këto raste duhet një votim i shumicës së cilësuar pasi ngjarjet gjeopolitike kërkojnë përgjigje më të shpejtë”

Samiti i BE do të mbahet më 23 dhe 24 qershorit, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe dhënia e statusit të vendit kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë, ku në raportin e Këshillit Evropian pritet të vendoset pro dhënies së tij.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›